Shkodra Post
AktualitetSport

Ylli Aga: Në 155 ndeshje të luajtura këtë sezon, 43 janë luajtur në fushë asnjanëse. Kjo është një pjesë çmendurie

Gazetari Ylli Aga, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për problemin me stadiumet në Shqipëri, deklaroi se këtë sezon, 43 ndeshje janë luajtur në fushë asnjanëse dhe këtë e quan si çmendur shqiptare.

Aga deklaroi se dënimi me mbyllje stadiumesh, duke të marrë fund dhe të shkohet te dënimi individual.

“Në 155 ndeshje të luajtura këtë sezon, 43 janë luajtur në fushë asnjanëse. 13 prej tyre, pa tifozë. Kjo është një pjesë çmendurie, e kampionatit të çmendur që po zhvillohet. Kjo që 1/3 e ndeshjeve, luhet në fushë asnjanëse, është çmenduri shqiptare.

Këtu bëjnë probleme tifozët, por kujtoni çfarë ndodh në Barcelona-Real Madrid, Marseille-PSG, Olympiacos-AEK… Ku ka dënime kështu, pa tifozë?! Këtu dënohesh pa tifozë dhe dënohesh të luash jashtë. Ky është një kapitull që duhet marrë fund. Duhet t’i shkojmë dënimit individual.”

Në lidhje me fitoren e Partizanit ndaj Erzenit, Aga u shpreh se në këtë moment të rëndësishme janë vetëm tre pikët, ndërsa duke përmendur statistikat, theksoi se të kuqtë mund të luajnë për fitoren numër 1000 në derbi.

Related posts

Çfarë po ndodh me arbitrat? Pas Jorgjit, FSHF i bën dalje dhe një tjetër gjyqtari

Shkrihen Albtelecom dhe One, nga 1 janari operojnë si një e vetme…

Bardh Spahia uron Pashkën Ortodokse: Qofshin të bardha e të mbushura me mbarësi për çdo familje…