Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

1 Maji/ Benet Beci kujton kohen kur ishte drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit: kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër…

Mirëmëngjes! Duke përfituar nga dita e sotme, po kthehem pas në kohë përmes fotove e kujtimeve.

Kur isha drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër, 179 në gjithë qarkun. Rrugë, ujësjellës, rikualifikime, shkolla, terrene sportive, muzeun Marubi, sheshin e Shirokës, Rrugën Shkodër Velipojë…

Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punëtor, teknik, inxhinier, arkitekt e zbatues, për çdo njëri që vuri punën të parën e ndikoi në hartimin e zbatimin e këtyre projekteve. Faleminderit shumë, nga zemra! Gëzuar 1 Majin!

Related posts

Policia zbardh ngjarjen e Dukagjinit/ Drejtori i Policisë Hodaj: Atentati nga i afërmi, shkak zaptimi i pyjeve…

Ndarja nga jeta e prf Menduh Dërgutit. Bardh Spahia: Shembulli i tij i thjeshtësisë, urtësisë dhe fisnikërisë do të mbetet udhërrëfyes për shumë breza

Benet Beci: Velipoja do të bëhet një pikë e fortë lidhjeje me Shëngjinin e Ulqinin, duke e pasuruar ofertën turistike…