Shkodra Post
AktualitetSport

Çfarë po ndodh me Enea Jorgjin? Nuk gjykon që prej 3 prillit

Nëse do t’i hedhim një sy ndeshjeve të muajit prill, që janë zhvilluar në Superiore dhe në Kupë, vihet re mungesa e gjyqtarit Enea Jorgji, i cili nuk ka qenë në asnjë prej tyre.

Elbasanasi, i cili shpeshherë është protagonist për mirë apo edhe për keq me vendimet e tij, nuk ka gjykuar që prej datës 3 prill, kur në kryeqytet mbajti ndeshjen Dinamo-Korabi, e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Duke qenë se një prej arbitrave më të mirë të vendit tonë, i cili muajin e kaluar vendosi drejtësi në ndeshjen e Ligës së Konferencës, mes Fiorentinës dhe Sivasporit, nuk gjykon edhe pse deri tani janë luajtur disa javë, patjetër që tërheq një vëmendje.

Nuk dihet nëse Jorgji ka ndonjë problem që po e mban larg fushës ose ndonjë dëmtim të mundshëm, apo ka të bëjë deklarata që gjyqtari ka bërë rreth një muaj më parë, e cila ishte si “fishkëllimë” për FSHF-në, që e ka harruar deri tani apo është ndonjë arsye tjetër.

ÇFARË DEKLAROI JORGJI – Arbitri Enea Jorgji ka bërë së fundmi një rrëfim tepër interesant, teksa foli “pa doreza” nga hapat e para drejt profesionit të tij, te momenti më i vështirë në fushën e blertë dhe ndeshja më emocionuese deri tani.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” një muaj më parë, Jorgji ka lënë pas të shkuarën, teksa ka folur pas 6 vitesh edhe për ndeshjen e shëmtuar mes Kukësit dhe Skënderbeut, që do të mbetet gjatë në memorien e futbollit shqiptar.

I pyetur për këtë duel, arbitri nga Elbasani u shpreh se nuk ishte Enea ai i asaj ndeshjeje, duke lënë të kuptohet se problematika ka qenë më e thellë dhe nuk ishte thjesht një gabim apo një ditë “jo” e tij.

“Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë një ndeshje që vendosi sezonin, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me vendimmarrjet e mia atë kohe, u acaruan tifozët, por gjithçka është lënë pas tani më dhe besoj se gjithsecili duhet ta ketë kuptuar që nuk ka qenë Enea ai i asaj ndeshjeje”, tha Jorgji një muaj më parë në intervistën e dhënë. /panoramasport

Related posts

Starova: Vllaznia më duket nuk është as për Europë, kështu si po luan

Benet Beci shpalos një nga pasionet e tij të kahershme, uron mirëmëngjes nga Velipoja…

Fshati Zogaj në veri të Shqipërisë, i njohur për peshkim…