Shkodra Post
AktualitetEkonomiLajmi i Fundit

LAJMI I FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, ja sa do të tregtohen nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të  martë çmimin e karburanteve.

Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 184 lekë/litri, benzina 186 lekë/litri dhe gazi me 75 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 27.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 860, +10 nga data 22.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 737, -23 nga data 22.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje të lehtë në 106.46 (- 0.17 nga data 22.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Related posts

Ish arbitri Jemini: Edhe mua më dënuan se fola në media. Të dalin dhe të tregojnë arsyen pse nuk arbitron Enea Jorgji

Ndalohen dy shkodranë në Vlorë, dyshohet se kanë lidhje me të shtënat drejt Top Channel…

Shkoder/ Virozat e stinës tek fëmijët, Naraçi: Fluks normal në pediatrinë e spitalit, vetëm 8 fëmijë të shtruar…