Shkodra Post
Kulturë

Pjetër Gaci, kollosi i muzikës dhe violinës lindi më 27 mars 1931…

Pjetër Gaci lindi më 27 Mars 1931-27 Mars 1995.

Kompozitori lindi në Shkodër, ku mori dhe formimin bazë arsimor.

Më pas studioi violinë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të vazhduar studimet e larta në Konservatorin e Moskës “P. I. Cajkovski”, në të cilin edhe u diplomua në vitin 1967, me rezultate të shkëlqyera.

Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës profesionale të violinës në Shqipëri.

Ndër arrijtjet e tij më të mëdha si artist janë krijimet “Për ty, Atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.

Pjetër Gaci, kur krijoi “Për ty, Atdhe” e kishte ndjerë se kishte bërë hymn : “Ky do të jetë hymni që i kam kushtue Atdheut”.

Gjithashtu kompozitori i mirënjohur e artisti i shquar, dha kontribut të madh edhe në muziken operistike me operat “Toka e jonë, “Përtej mjegullës ”, kantanta “O moj Shqipni, e mjera Shqipni” etj, etj…

Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptare, të parën baladë për violinë e piano.

Artist i kompletuar, me të gjitha premisat e një virtuozi-gjeniu si instrumentist-solist në violinë, kompozitor i një sërë veprash që mbeten trashëgimi me vlerë në fondin e muzikës shqiptare.

Në vitin 1989, artistit Pjetër Gaci iu akordua titulli i veçantë për kohen “Artist i Popullit”.

Qendra Kulturore në Shkodër mban emrin e tij, Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”.

Related posts

Kalaja e Shkodres numër i lartë vizitorësh/ Nga janari në korrik 2023, mbi 66 mijë vizitorë në kala…

Kalaja e Shkodres, destinacioni i mbi 4 mijë vizitorëve vendas e të huaj…

Kalaja e Shkodres destinacion gjithëvjetor/ Në raport me një vit më parë numri i vizitorëve në këtë sit është dyfishuar…