Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, arrestohet 37 vjeari në Velipojë…

Velipojë, Shkodër

Vijon operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, që në fazë përgatitore.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë, të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjecar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të operacionit policor të koduar “Njësia”, me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë lokalizuar në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe kapur shtetasin e shpallur në kërkim Xh. B., 37 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Related posts

“Kam punuar mbi 20 vjet për shtatoren e Ndre Mjedës”, skulptori: shkodranët dinë përmendësh një tufë me poezi të tij…

Benet Beci: Është koha me e pa njëri-tjetrin në sy e me thënë: cila është më e mira për Shkodrën….

“Benet Beci humb në qëndrën e tij të votimit”