Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Masakra e Velipojës/ Nëna: I gjeta djemtë të shtrirë, i vogli më shtrëngoi dorën…

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë, ku pala tjetër kishte shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh. Dy familjet kanë patur njohje dhe miqësi mes tyre, por në debat e sipër situata u agravua deri në përdorimin e armëve.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus risjell këtë masakër të ndodhur 2 vite më parë.

Në këtë histori flasin prindërit e djemve Gocaj, të cilët kërkojnë drejtësi dhe duan të dinë në cilën fazë janë hetimet e Prokurorisë së Shkodrës dhe përse po zvarriten.

Nëna e vëllezërve Gocaj, tregon momentet e para të ngjarjes se si në oborrin e hotelit të tyre gjeti të qëlluar me armë djemtë e saj. I vogli, Xhovani Gocaj, ishte ende gjallë. Ndërsa pak metra më tutje ishte djali i madh i saj Edmond Gocaj, i mbuluar nga gjaku.

Aty pranë ishin edhe trupat e Kujtim Verracakut, kamarierit të tyre Myzerim Zeneli dhe Hasan Verracakut, ky i fundit i plagosur.

Angjelina Gocaj: Unë punoj në kuzhinë, edhe djali i madh edhe djali i vogël. Kemi punuar si familje.

Spartak Koka: Atë natën e 26 Qershorit ju kishit mbaruar punën?

Angjelina Gocaj: Po, qëndruam me djemtë te shkallët jashtë edhe asnjë gjë nuk më shprehën. Pastaj jam ulur për të pushuar te dhoma. Pastaj kam dëgjuar krismat. Kam dalë te dera, kam dalë vrap, kam gjetur Xhovanin shtrirë. Kam dalë me vrap duke bërtitur, kam gjetur Xhovanin shtrirë gjallë. E kam gjetur poshtë shkallëve. E kam prekur me dorë, më ka shtrënguar dorën. Ishte gjallë, jepte shenja jete. Kam shkuar aty te ajo pema kam gjetur Kujtimin Verracaku. Kam gjetur infermieren edhe të shoqen duke i dhënë ndihmën e shpejtë, se di ishte gjallë apo jo, vetëm i thoshte të lutem ma shpëto burrin. Xhovani ka qenë gjallë aty dhe i shtrirë. Dhe Hasanin (Verracakun) e kam gjetur këtu te Xhovani.

Spartak Koka: Po djalin tjetër ku e kishe?

Angjelina Gocaj: Këtu kam gjetur Edmondin të shtrirë, i larë në gjak. Kam rënë pa ndjenja s’kam ditur gjë./ Tv Klan

Related posts

Shkoder/ Era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qendër të qytetit, duke dëmtuar 4 automjete…

VIDEO- Policia e Shkodrës çmonton 20 kamera të vendosura pa leje në rrugët e qytetit…

Ibrahimaj: Paga minimale 40 mijë lekë të reja nga 1 prilli…