Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Vijon operacioni “Fijet”, çmontohen edhe 10 kamera të tjera, procedohen penalisht dy përsona…

Shkodër/Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Shkon në 89 numri i kamerave të çmontuara në total, në këtë qark, që nga nisja e operacionit.

Në vijim të këtij operacioni, të zhvilluar në qarkun e Shkodrës, Policia çmontoi në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit, 10 kamera të tjera. 2 shtetas u vunë në hetim, për vendosjen e tyre në kundërshtim me ligjet e vendit.

Kamerat u çmontuan në lagjet “10 korriku”, “Guerrile” dhe “Ndoc Mazi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave në zona me frekuentim të lartë në qytet, kanë vijuar me punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Në vijim të këtij operacioni, në lagjet “10 korriku”, “Guerrile” dhe “Ndoc Mazi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe çmontuan 10 kamera, si dhe nisën hetimet në ngarkim të shtetasve R. Z. dhe A. B., për vendosjen e këtyre kamerave në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Festë me katër gola të shënuar, Vllaznia mund Laçin dhe sheh kreun më afër…

Benet Beci mes të rinjve: Jeni adrenalinë e motivim…

“Si ke NDJE”/ Benet Beci e çel diten më këngën më të re për Shkodren…(VIDEO)