Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikëSport

Titulli “Mirënjohje” për ish-futbollistin Çesk Ndoja/ Ish-kampioni kuqeblu, jeton në Gjermani, Bashkia e nderon në ditën e lindjes…

“Mirënjohje” për kontributin e dhënë si futbollist i formacionit titullar të Vllaznisë kampione dhe fituese të Kupës së Shqipërisë së viteve 70-të. Eshtë ky vlerësimi që kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia zgjodhi t’i dorëzojë në ditën e lindjes ish mesfushorit të Vllaznisë Çesk Ndoja.Megjithëse u shkëput herët nga sporti, Ndoja la gjurmët e tij krah emrave të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

I lindur në Shkodër më 14 shkurt 1949, ai e nisi futbollin që në moshë të vogël tek shtëpia e pionerit me trajner, të mirënjohurin Ernest Halepjani.Kolegët e tij vlerësojnë modelin e futbollistit dhe njeriut që krijoi Çesk Ndoja.Çesk Ndoja ka luajtur në rolin e mesfushorit të djathtë por edhe në atë të ekstremit (sulmuesit) të majtë, në periudhën kur u dëmtua Medin Zhega dhe ai shkoi në Rumani për t’u rikuperuar. Ndoja e ka lanë sportin në vitin 1977 kur ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte ende shumë për t’i dhanë futbollit.

Related posts

Pas sherrit, Luizi nis fushatën për të nxjerrë Efin nga “BBVIP”: Vë bast që ikën të shtunën…

Kapet furgoni i drejtorisë arsimore Bashkia Shkoder, po shpërndante qese me ushqime…

Mbi 350 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit…