Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Vogëlushi nga Shkodra, Enesi bën gjestin bamirës. Dhuron arkën e kursimit për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri…

Tragjedia që preku Turqinë dhe Sirinë, u bë shkak i një solidariteti të pashembullt në mbarë botën. Fëmijë e të rritur, të rinj e të moshuar ofruan dhe vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre për të lehtësuar sado pak dhimbjen e kësaj sprove.

Sot duam të ndajmë me ju emocionin që përjetuam nga një gjest fisnik i një nxënësi të klasës së parë, pranë shkollës sonë. Quhet Enes Fatmir Sulaj. Ai erdhi me arkën e kursimit në duar për ta dorëzuar në shenjë solidariteti për bashkëmoshatarët e tij të prekur nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar.

Faleminderit Enes dhe në emrin tënd, gjithë shoqeve e shokëve të tu e mbi të gjitha prindërve tuaj fisnikë, që ju edukojnë me këto ndjenja aq të vyera për mbarë njerëzimin!

Related posts

Mbërrin në gjykatën e Shkodrës 32 vjeçarja e cila mbyti foshnjën në lumin Kir…

E FUNDIT/ Bordi Transparences ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta…

Shkodër/ Arrestohen dy vellezër për koltivim kanabisi…VIDEO…