Shkodra Post
Uncategorized

Vidhen dhe digjen stolat ne pedonalen e molos ne Shkoder, Bashkia i riparoi nje jave me pare…

Vetëm një javë nga përfundimi i punës për zëvëndësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, sërish gjendemi përballë një akti vandal. Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër.

Gjendur përballë këtij rasti të përsëritur, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij akti. Gjithashtu qytetarët i ftojmë të denoncojnë të tilla raste dhe të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve publike që realizohen nga taksat e tyre.

Bashkia Shkodër nuk do të ndalet çdo ditë së punuari për përmirësimin e shërbimeve dhe zbatimin e projekteve të reja infrastrukturore, por nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për t’i ruajtur ato.

Related posts

Kryebashkiaku Spahia i përgjigjet Ramës për mbjelljen e pemëve: Merre kontaktin e drejtoreshës së pyjeve…

Beci: Themeluesit e KF Shkodra prej gati 27 vitesh kanë krijuar një përvojë kaq domethënëse për futbollin dhe fëmijët e talentuar…

Shkodër vijon puna për ndërtimin e korsive të biçikletave/ Aktualisht po punohet në rrugën “Daut Boriçi”…