Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vrasja tragjike që tronditi Kosovën, del fotoja e gruas shtatzënë dhe partnerit që i mori jetën…

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja tragjike që tronditi Kosovën mbrëmjen e sotme, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë bashkë me foshnjën.

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

35-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar më parë për rastin e abuzimit ndaj viktimës, sipas medieve kosovare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në oborrin e Spitalit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.

Related posts

Merret vendimi për heqjen e pikëve të Juventusit

Banorët e Dukagjinit protestë për ndërtimin e rrugës lidhëse me Shkodrën…

Java e sipërmarrjes në Shkodër / Beci: Mbështetje për  herë të parë nga Bashkia për sipërmarrjet e reja dhe të rinjtë…