Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi…

Burime për Klan News bëjnë me dije se Policia e Mirditës ka bërë të mundur kapjen e Martin Bardhit, i cili së bashku me të birin Erind Bardhi qëlluan drejt makinës së Sajmir Reçit i cili ju shpëtoi plumbave. Akoma vijon të jetë në kërkim djali i tij, Erind Bardhi.

Por si nisi ngjarja?

Mësohet se Enrik Bardhi është konfrontuar fizikisht me Sajmir Reçin më pas ka shkuar në banesë ku ka marrë armën e zjarrit.

Është kthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar Reçin në momentin që ky i fundit po largohej.

Në tentativë për të ikur, Sajmir Reçi ka humbur kontrollin e makinës së tij të blinduar tip BMË duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe duke përfunduar në ambientet e një karburanti.

Fatmirësisht, i riu nuk mori plagë ndërsa policia është në kërkim të autorit të ngjarjes si dhe babait të tij Martin Bardhi i cili mësohet se ka qenë në vendngjarje.

Related posts

Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet babai, djali dhe nipi…

Nuk pritej! Luizi merr vendimin drastik ndaj Kiarës, Olta mbetet pa fjalë: Nuk po iu besoj veshëve…

VIDEO/ Tom Doshi merr mbështetjen e Vau Dejësit…