Shkodra Post
AktualitetKronika

Arrestohet në Spanjë një nga pengmarrësit e Jani Prengës, u paraqit si bullgar

Prangoset nga policia spanjolle një nga pengmarrësit e Jani Prengës, ngjarje e ndodhur dy vjet më parë në Kamzë.

Operacioni policor i koduar “Seville” çoi në pranga shtetasin e shumëkërkuar Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani, 40 vjeç, nga Shkodra.

Ky shtetas, në momentin e kapjes nga Policia, mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me gjeneralitete Rayko Ivanov dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng shtetasin Jani Prengën

Interpol Tirana po punon për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Related posts

Shkëmbi: Egnatia ia doli të zvogëlojë Vllazninë

Shkodër, projekt transformues në blloqet e pallateve/ Kryebashkiaku Beci i siguroi banorët për cilësinë e punimeve

Trajneri i Vllaznisë: Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja, ja gjendja e Balaj