Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Shkodër, projekt transformues në blloqet e pallateve/ Kryebashkiaku Beci i siguroi banorët për cilësinë e punimeve

Në qytetin e Shkodrës, ka nisur projekti i ndërhyrjes rigjeneruese në blloqet e banimit në rajonin 1 dhe 2. Ky projekt, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me vlerën 41,384,040 lekë, ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot (termoizolim), për rritjen e efiçencës energjitike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë.

Ndërhyrja do të realizohet në katër banesa kolektive nga të cilat, dy banesa të ndodhura në “Bulevardi Zogu I” dhe dy të tjera në rrugën “Europa”, si dhe në godinën e Spitalit Rajonal Shkodër. Punimet u inspektuan nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, i cili tha se ky projekt është një ndër hapat e parë të ndërhyrjes transformuese në qytetin e Shkodrës.

Përveç termoizolimit të fasadave të jashtme projekti përfshin dhe hidro-izolim të taracave ekzistuese. I shoqëruar nga drejtuesit e firmës zbatuese, Kryebashkiaku Beci është takuar me banorët duke i siguruar për cilësinë e punimeve, të cilat parashikohet të përfundojnë brenda tre muajve.

Related posts

Muriqan, ndalohet 41-vjeçari

I nxorën fotot si vrasës i Nikulajt, portugezi reagon në TikTok: Nuk jam unë ai që përmendni në lajme (Zbulon shtetin ku ndodhet)

Arrestohet 21 vjeçarja nga Vau Dejes e cila thiri me thikë një natë më parë një të moshuar…