Shkodra Post
AktualitetKronikaPolitikë

‘Përbën rrezik për sigurinë kombëtare’/ Policia ndalon protestën e PD-së në 6 dhjetor (Dokumenti)

Policia ka ndaluar organizimin e protestës së partisë Demokratike në 6 dhjetor në Tiranë.

Përmes një shkrese zyrtare, në përgjigje të kërkesës së demokratëve, policia argumenton se tubimi pengon zhvillimin normal të Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike.

Më tej, nbë dokument shkruhet se policia mirëpret çdo njoftim për zhvillim në një vendodhje tjetër jashtë perimetrit të sigurisë.

Ndërkohë perimetri i sigurisë i vendosur nga Policia e Shtetit në kuadër të Samitit të BE, është:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.
Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.
Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –
Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.
Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Related posts

Aksident i rëndë në Velipojë, humb jetën një 4 vjeçar…

Muriqan/ Arrestohen 4 përsona, po transportonin drogë në automjet…

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë…