Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Luizi -Bledit:“Ti mendon se do qëndrosh deri në fund?”

Menjëherë pas hyrjes, Bledi Mane trazoi situatat në shtëpi.

Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk kanë munguar. Bledi u shpreh se Luizi ka nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin, ndërsa e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka.

Luizi: Për mua ky nuk është akoma në shtëpi për sa kohë nuk nominohet. Për këtë arsye unë do shmang çdo lloj debati. Ka hyrë vetëm me qëllimin të më sulmoj mua. Pushka top ju bëftë. Nuk  e njoh fare, por me sa më kanë thënë banorët, është njëri i kompletuar. Realisht qëllimet që ka Bledi dhe un janë të ndryshme. Ai ka qëllim një bast me veten ose me të tjerë, të më sfidoj mua.

Bledi: Ky  është basti kolektiv i gjithë banorëve. Unë vuaja në krevat nga dhimbjet dhe ti e humbe humanizmin. Unë  jam munduar të laj enë, të sillem siç duhet. Opinionet për Luizin i kam lënë jashtë. I kam dhënë këshilla.

Luizi: Humanizmin e tregova të dhashë dy javë kohë të shërohesh. Pjata nuk ke larë ti por Maestro.

Bledi: Je shumë arrogant.

Luizi: I kam vënë pikat mbi i që ditën e parë.

Bledi: Do të tregoj celularin tim kë kam votuar, kur të dalim jashtë.

Maestro: Bledi është i ashpër, nuk tërhiqet kollaj. Ka ardhur për Luizin. Ka gjetur pikat  e dobëta të Luizit dhe do mundohet ta bëjë të dali nga vetja.

Bledi: Mos ja ul vlerat vetes se dhe ti je lojtar i fortë. Jepini vlerë vetes.

Armaldo :  Shumë faleminderit për vlerësimin, por ky është mendimi im.

Zhaklin: Bërthama e banorëve u tremb nga ardhja e banorëve te rinj. Maestro nxiti Luizin, Kristin dhe Oltën.

Arbër: Luizi është nxitur nga Maestro. E ka prekur dhe tek Kiara. Shoh që ka tentative të nxisi Luizin.

Luizi:  Që këtu lozin me dy, tre porta kjo nuk diskutohet.

Arbër: Të gjithë banorët e vjetër testojnë banorët e rinj. Sa herë shohin rrezik, reagojnë.

Maestro: Nuk jam dakord në mënyrën si shpreheni. Ne jemi kujdesur për banorët e rinj. Jemi afruar me të gjithë.

Zhaklin: Krijoni një lloj antipatie për banorët e rinj.Kristi është friksuar më shumë nga Bledi.

Kristi: Këtë nuk e beson as vet.

Related posts

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë…

Lëkundje të forta termeti në Shqipëri…

Sherr mes disa përsonave, një i plagosur përfundon në spitalin e Shkodrës…