Shkodra Post
Kronika

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, akuzohet për pastrim parash…

sh-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, është arrestuar nga policia. Ai është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Berberi a dhënë dorëheqjen para pak ditësh, pasi SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj tij, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri. 

Related posts

Aksion kundër lojrave të fatit, arrestohen 4 përsona në Shkodër…

Aksidentoi për vdekje një përson dhe u largua nga vendi ngjarjes, policia e Shkodrës arreston 31 vjeçarin…

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Hot të Ri, humb jetën 33 vjeçari…