Shkodra Post
Kronika

Mali i Zi u zgjua nga tërmeti i fortë, u degjuan dhe ne Shqiperi. Instituti Sizmologjik: U pasua nga 30 pasgoditje…

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Malin e zi në orët e para të mëngjesit të sotëm (14 mars).

Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviq, tha se pas tërmetit me magnitudë 5.4 kanë ndodhur 30 tërmete të tjera me magnitudë nga  3.5 deri në 1.5 të shkallës Rihter.

Tomanoviq tha se nuk ka raportime nga terreni nëse janë shkaktuar dëme të tjera materiale.

“Ky është një tërmet që ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, është zona sizmogjene e Bileçës dhe Pivës”, tha Tomanoviq në konferencën për shtyp të organizuar nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë (ZHMS) pas tërmetit të mëngjesit.

Tërmeti me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter tronditi Malin e zi në orën 04:06 të mëngjesit.

Epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.

Duke folur për tërmetet e mëvonshme, Tomanoviq theksoi se ata nuk mund të parashikojnë nëse mund të ndodhë një tërmet tjetër me të njëjtën fuqi ose më shumë.

“Pas goditjes kryesore, kemi pasur 30 pasgoditje, me magnitudë nga 3.5 në një ose 1.5”, tha Tomanoviq, duke shtuar se seria e tërmeteve të mëngjesit të sotëm tregoi se aktiviteti sizmik ishte rizgjuar.

Related posts

Arrestohen ‘skifterat’ në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës…

Policia e Shkodres arreston 2 përsona…

I vihet flaka ne Dukagjin fadromes se Bashkise Shkoder…(VIDEO)