Shkodra Post
Kronika

Plagosja në Shkodër, flet drejtori i policisë Edmond Sulaj…

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës.
Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si edhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen.
Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari.
Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.

Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla.”

Related posts

“Sjellje të papranueshme”: Gjetjet e KPK për gjyqtarin e Shkodres Andri Ymerin…

Një rast si ai Dwamena-s ka ndodhur 42 vite më parë në Shkodër, si humbi jetën futbollisti në stërvitje…

Tritol makinës së Ndrecës, Koka: Ngjarja të mos relativizohet, është atentat i pastër për eliminim…