Shkodra Post
Kronika

EMRI/ Forcat RENEA arrestojnë 32 vjeçarin e shumëkërkuar në Shkodër…

Shkodër/Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”.

Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”.

Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Shkelzen Xhenje, 32 vjeç.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

IKMT zbarkon në Shirokë/ Forca të shumta policie dhe inspektoret pjese e aksionit…

Shkodra i jep lamtumirën e fundit kampionit të boksit shqiptar Viktor Martini, homazhe në hollin e Prefekturës…

Vrasja në Dukagjin, policia e Shkodrës del me njoftim zyrtar…