Shkodra Post
Kronika

Plagosje me thikë pranë spitalit në Shkodër, shpallet në kërkim 26 vjeçari…

Shkodër/ Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related posts

Shkoder/ Hyrja e qytetit në errësirë, Salihi: Zëvëndësuam 300 metër kabllo, dëmtime të mëdha…

EMRI/ Policia e Shkodres arreston 26 vjeçarin, i gjenden në banesë 7 jelek antiplumb e shumë gjëra të paligjshme…

Krim brenda familjes, babai plagoset me thikë 19-vjeçari në Fushë-Arrëz…