Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

EMRI/ Arrestohet në Shkodër 37 vjeçari i shpallur në kërkim…

Shkodër/ Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, i cili ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, si bashkëposedues i 12 kg cannabis dhe një arme zjarri, ndalohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Franc Toma, 37 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

“Çmendet” Real Madrid, ofron shifrën rekord 224 milionë euro për sulmuesin

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik

Policia e Shkodres njofton për arrestimin e dy përsonave për vepra të ndryshme penale…