Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

EMRI/ Arrestohet në Shkodër 37 vjeçari i shpallur në kërkim…

Shkodër/ Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, i cili ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, si bashkëposedues i 12 kg cannabis dhe një arme zjarri, ndalohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Franc Toma, 37 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

I mbijetuari i arratisjes nga Shkodra: Komandanti i policisë na nxori në breg e më vrau vëllanë…

Kupa “Agim Tafili”, Spahia akordon titullin e “Mirënjohjes” për veteranët e çiklizmit shkodran…

Aksion kundër lojrave të fatit, arrestohen 4 përsona në Shkodër…