Shkodra Post
Uncategorized

Benet Beci jepi lajmin e mirë për Shkodrën, brenda 8 muajsh…

Një lajm i mirë për Shkodrën

Bashkia Shkodër është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër .

Rreth 50 milion lek të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.

Janë 7 km gjatësi rruge, me 56 mijë m² sipërfaqe të ndriçuar për Shkodrën, e që do të realizohen brenda 8 muajsh.

Ky projekt është në unision me qasjen që ka bashkia Shkodër për një qytet miqësor me mjedisin.

Related posts

Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës…

Mjekut shkodran i besohet pozicioni i rëndësishëm në QSUT…

Shkodër vijon puna për ndërtimin e korsive të biçikletave/ Aktualisht po punohet në rrugën “Daut Boriçi”…