Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Arrestohet 37 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje…

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Related posts

Kristian Shkreli: Bashkë me banorët e Kaçës për t’i dhënë zë çdo ankese, çdo nevoje sado e vogël qoftë ajo!…

E sotmja është një ditë e rëndësishme shprese për Shkodrën dhe Shqipërinë. Përmes votës tonë, projektojmë të ardhmen që do të ketë Bashkia Shkodër…

Benet Beci përplaset me analistët! Planet për Shkodrën e fondet “pa limit” nga Rama…