Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia të Shkodrës arreston një përson dhe procedon 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. F., 60 vjeç dhe K. N., 33 vjeç, të dy banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin fizikisht.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Fushë Arrëz kanë shpallur në kërkim shtetasin A. P., 21 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme dhe kur ka parë shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

“I burgosuri ordiner Xhevdet G., nga Shkodra, me J. Baçe, një ndyrësirë nga Vlora, e me kapter Hodon, e masakruan Zefin dhe pa i dalë shpirti, e mbuluan…”/ Dëshmia rrëqethëse e Ventigjar Hamzaraj…

Nuk pritej! Luizi merr vendimin drastik ndaj Kiarës, Olta mbetet pa fjalë: Nuk po iu besoj veshëve…

Shkreli: Rruga që lidh Malin e Jushit me Trushin do të asfaltohet! Fshati do të ketë një park çlodhës!…