Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

“Shtëpitë e turizmit”, Shkodër, 500 të tilla janë regjistruar në Airbnb dhe Booking…

Pasi ka përcjellë një familje nga Gjermania, Ornela po pret vizitorët e radhës në shtepinë e saj. Pas disa vitesh në emigracion, ajo u rikthye në Shkodër dhe vendosi ta provonte në sektorin e turizmit. Shtëpinë në zonën muzeale, e ktheu në dispozicion të turisteve.  

“Duke pasur parasysh kërkesat e larta për turistët, qyteti gjithë kohës i tejmbushur, është edhe punë e bukur, faktikisht i ka kaluar pritshmëritë tona. Ishim shumë optimistë por jo të sigurt që do të funksiononte kaq mirë”– tha Ornela Kola, pronare shtëpie.

Në pak muaj, ajo ka pritur dhe përcjellë vizitore nga e gjithë bota. Tani  Ornela është e bindur qe ka bërë zgjedhjen e duhur, duke i shërbyer turizmit

“Mendoj se është më mirë në Airbnb dhe në Booking, sepse e gjej si më interesante edhe si punë dhe më pëlqen shumë promovimi i Shqipërisë dhe sado i vogël ky është një kontribut”- tha Ornela Kola

Numri i lartë i të huajve në Shkodër ka ndryshuar edhe tregun thotë Armando Lohja, agjent imobiliar. Rreth 500 shtëpi figurojnë të regjistruara në platformat Airbnb dhe Booking

“Vihet re një lëvizje e pronarëve të shtëpive me qira nga tregu vendas tek tregu i huaj për Aitbnb dhe booking, pasi ofron të ardhura, stabilitet dhe komunikim më të mirë. Në total Shkodra ka rreth 500 oferta me Zogajn, Shirokën, Shkodrën e Thethin”– tha Armando Lohja, agjent imobiliar.

Qarku i Shkodrës, me mundësi të mëdha për turizëm bregdetar dhe malor sivjet po përballet me një numër shume të lartë turistesh, që nga bregdeti i Velipojës e deri në Alpe./topchannel/

Related posts

Shqiptarët në Gjermani mund të marrin nënshtetësinë më shpejt, ja kushtet…

Kryhet me sukses ndërhyrja delikate nga mjekët Ortoped në spitalin e Shkodrës…

Policia e Shkodres arreston dy të mitur, plagosen me thikë 16 vjearin…