Shkodra Post
Lajmi i FunditSport

Incident i rëndë pas ndeshjes. Presidenti i Dinamos godet drejtorin teknik të Vllaznisë

Pas eliminimit të Dinamos nga ekipi i Vllaznisë, tensionet kanë kaluar përtej fushës së lojës. Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, ka goditur fizikisht drejtorin teknik të Vllaznisë, Tefik Osmani, në një përplasje të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes.

Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se konflikti ka nisur për arsye ende të paqarta, por dyshohet se emocionet e forta pas humbjes dhe komentet e ndërsjella kanë çuar në një situatë të pakontrolluar.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe pritet një reagim zyrtar nga FSHF për masat disiplinore ndaj palëve të përfshira. /RealitetiPost

Related posts

Zv.trajneri i Laçit: Jemi afër Europës, çelësi i suksesit është…

Si sot, më 9 shtator 1946, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend…

EMRI/ Tentoi të trafikonte armë zjarri nga Kosova, në pranga 26-vjeçari shkodran