Shkodra Post
Uncategorized

Kolë Idromeno, artisti shumëdimensional/ Ai njihet si projektuesi i Shkodrës evropiane…

Gjurmët e tij gjenden kudo në Shkodër edhe në ditët e sotme. Mjafton një vizitë në zonën muzeale të qytet, e cila mban emrin e projektuesit të saj Kolë Idromeno. Për këtë figurë është shkruar shumë dhe një prej tyre është Gjon Stefa, i cili në librin “Oazi i Artë i Gjuhadolit” trajton gjerësisht këtë personalitet.

Gjon Stefa veçon artet e bukura dhe rolin që Idromeno pati në projektimin e Shkodrës europiane.

Përveçse piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane, Idromeno ishte themeluesi i shkollës realiste të pikturës shqiptare të shekullit XIX-XX.

Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone” që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë.

Related posts

Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës…

Benet Beci ndan foto nga takimi në zonën e Livadeve…

Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt në tërë gjatësinë e tij…