Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodrës arreston rojen e parkingut dhe bashkëpunëtorin duke vjedhur një automjet…

Shkodër/U kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin një automjet tip “Benz” në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, vihen në pranga roja i vendparkimit dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen automjeti tip “Benz” dhe kamionçina që do të përdorej për transportimin e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që po tentonin të vidhnin një automjet, në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. S., 54 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”;

R. M., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi S. S., me detyrë rojë në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në bashkëpunim me shtetasin R. M., një automjet tip “Benz”, pa targa, të cilin më pas do ta transportonin me një kamionçinë në pronësit të shtetasit R. M.

Automjeti tip “Benz” dhe kamionçina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Ndahet nga jeta Eqerem Kruja, me kontribut mbi 35 vjet në arsim, simbol i mësimdhënies në Shkodër e më gjërë…

Lëshonte dëftesa false, kundrejt shumës 3200 euro, policia e shkodres arreston drejtorin e shkollës…

Basketbollisti i Tiranës: Tirana kampion në futboll? Sigurisht që po. Është Tirana, 10 vende bosh, pastaj janë skuadrat e tjera