Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Ndërron jetë Profesor Dr. Vehbi Hoti…

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pedagogu shkodran profesor doktor Vehbi Hoti pas një sëmundje të rëndë. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë të afërm të tij të cilët njoftojnë se varrimi bëhet ditën e nesërme ora 11.00 në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Vehbi Hoti lindi në Shkodër më 6 Prill 1942 ka qenë arsimtar dhe pedagog me një kontribut disadekadësh në arsimin shqiptar. U diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës, në Degën Biologji-Kimi.

Prej më shumë se 35 vitesh është pedagog në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi” ku ka dhënë lëndët Psikologji-Pedagogji. Për punën e kontributin e tij është vlerësuar me tituj si “Mësues i Merituar” dhe “Urdhrin Naim Frashëri të Artë”. Për kontributin e dhënë në strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 1994 familjes së tij iu njoh merita në listën Yad Vashem të “Të Drejtëve mes Kombeve.”

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e ka vlerësuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ndërsa profesori Dhimitër Dhora me titullin “Professor Emeritus”.

Related posts

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në lagjen Skenderbeg të Shkodrës…

KUJDES kur hidhni sende nga makina/ Eksperti i Policisë Rrugore: Gjobë deri në 100 mijë lekë kush hedh bishta cigaresh nga dritarja e automjeteve…

Benet Beci prezanton projektin për transformimin e Shkodrës: Do të kushtojë rreth 20 mln dollarë…