Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO- Policia e Shkodrës çmonton 20 kamera të vendosura pa leje në rrugët e qytetit…

Shkodër/Vijon faza e dytë e planit operacional policor të koduar “Fijet”.

20 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, u evidentuan dhe u çmontuan nga Policia. Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

Brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” çmontoi 79 kamera. Skuadra të posaçme hetimore vijojnë punën, me qëllim identifikimin e pronarëve të tyre dhe dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional policor intensiv, të koduar “Fijet”, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave, në zona shumë të frekuentuara të qarkut Shkodër, konkretisht në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 20 kamera të tjera të dyshuara të lidhura me aparate të ndryshme celulare, të cilat u evidentuan të instaluara në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”, Shkodër.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Related posts

Miratohet projektligji për urën mbi lumin Buna, pas votimit opozita braktis seancën plenare…

Bardh Spahia: Fitorja e opozitës së bashkuar në 14 Maj do të jetë e thellë dhe pikë kthese për fatin e Shqipërisë…

Benet Beci prezanton projektin për transformimin e Shkodrës: Do të kushtojë rreth 20 mln dollarë…