Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Vllaznisë: Luajtëm me stres, mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen. Nuk ishte aspak e…

Vllaznia ka mposhtur Teutën me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33 të “Abissnet Superiore”. Pas duelit, ka folur edhe trajneri Goce Sedloski.

“I falenderoj lojtarët e mi për fitoren, nuk ishte aspak e lehtë. Kemi qenë të lëkundur psikologjikisht, por këto pikë janë të vlefshme, e merituam fitoren. E mira do të ishte që ta kishim mbyllur që në fillim me 2-0, por i tillë është futbolli pasi më pas luajtëm me stres, por e rëndëishme është fitorja dhe futbollistët ja dolën.

Kemi 3 ndeshje dhe do të luajmë me kujdes për të arritur qëllimin tonë. Luajmë maksimalisht në ndeshjet që na presin, më të rëndësishme ishin 3 pikët, shumë lojtarë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë munguar në ndeshje, jemi munduar të gjejmë zgjidhje dhe të gjithë djemtë dhanë maksimumin sot”, deklaroi ai për “Oversport”. /panoramasport

Related posts

Shpërthim me lëndë plasëse në lagjen Dobraç të Shkodrës…

Parandalohet atentati në Lezhë, policia arreston dy përsona…

I penduari rrëfen 4 vrasje; Henrik Hoxhaj tregon ekzekutimet që u paguan nga Nuredim Dumani…