Shkodra Post
Uncategorized

Spahia: Të përndjekurit politik janë pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike…

Të përndjekurit politik janë pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike. Shkodra si qyteti simbol i vuajtes dhe përndjekjes nga regjimi, por edhe i rezistencës dhe shpirtit të lirë, ka qënë dëshmitarja më e mirë se si duhet të jetë qendresa e një kombi.

Pata kënaqësinë që gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj shtrese dhe familjeve që e vuajtën mbi supe atë regjim, të flisja mbi projektin tonë për të kontribuar në ruajtjen e këtyre vlerave, njohjen e të rinjve me atë periudhë dhe promovimin e pasurimin e atyre vëndeve që dëshmojnë të shkuarën e errët që kaluam si komb. Kujtesa është ajo që një komb duhet ta udhëheqë, pasi në të kundërt rrezikojmë të na përsëritet e shkuara.

Related posts

Spahia: 14 Maji është mision i vështirë, por është misioni ynë dhe ne do ta kthejmë në fitoren tonë!

Gëzim Kruja, aktori i mbi njëmijë roleve në skenë/ Mjeshtri i Madh la gjurmë të mëdha në estradën shqiptare…

Shkoder/ Hyrja e by- passit, kalimtarët të pasigurtë. Problem mosrespektimi i sinjalistikës rrugores…