Shkodra Post
AktualitetSport

Zv/trajneri i Tiranës: Jemi mësuar me trofe, Egnatia ka treguar se është ekip me batuta

Tirana arriti të barazonte ndaj Teutës në transfertë duke shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë, kur përballë do të ketë Egnatian. Në lidhje me këtë sukses, ndihmës trajneri Artan Karapici u shpreh se skuadra e tij është mësuar me trofe, ndërkohë që u ndal edhe te derbi.

“Derbi? Kjo ndeshje nuk kishte lidhje me derbin sepse ishte Kupë. Falënderoj çunat që arritën një objektiv, finalen e Kupës. Ishte ndeshje ku duhej menaxhuar situata sepse para 3 ditësh kishim ndeshje me Teutën dhe në pjesën e dytë në kampionat, përfituan nga situata kur kishim topin në kontroll. Nuk i lamë të la vënë në vështirësi për të kthyer ndeshjen e parë.

Nuk ndryshoi asgjë. Të dyja ndeshjet kanë qenë nën kontrollin tonë edhe me qarkullim topi. Kur u mundëm, ka qenë një 10 minutësh “Black Out” ku Teuta përfitoi nga ai moment. Por kemi qenë Superiorë ndaj Teutës në të dyja ndeshjet.

Abazaj dhe derbi? Në pjesën e parë ne duhej të shënonim me mundësitë që kishim. Kemi mungesa në derbi por çdo lojtar është i rëndësishëm me Tiranën. Në stërvitje kemi parë sinjale dhe opsione të mira dhe u tregua në fushë. Nuk ishte e nevojshme të luante Abazaj sot por gjendja ishte shumë e mirë dhe nuk donim ta rrezikonim.

Mund të them që kemi situatë të tillë. Në finale të Kupës dhe në vend të parë. Ku ka më mirë se kaq? Çdo ndeshje ka rëndësinë e veçantë por derbi është i rëndësishëm por nuk përcakton kampionatin. Ndeshja nuk zgjidhet me derbin. Lojtarët me më pak minuta po japin sinjale pozitive.

Premio? Presidenti ka qenë gjithmonë i gatshëm gjatë gjithë vitit. Për finalen do e shohim por kemi qenë të kënaqur deri më tani. Është diçka pozitive e Gestit për ne në staf. I jep kohë dhe minutazhin e vet për të dalë në ekran dhe për të pasur një kafe më tepër.

Finalja? Mund të ketë edhe shtyrje sepse kemi ndeshje të rëndësishme. Finalja e Kupës është finale. Tirana është mësuar me trofe dhe është përqindje e madhe por Egnatia ka treguar se është ekip me batuta.

Kolela? Nuk e kemi parë. U bë shumë herë që na sheh dhe kjo është gjë e mirë sepse ne nuk e ndjekim ndonjëherë. Ai ka kohë për të na shikuar dhe besoj se kënaqet”, u shpreh Karapici. /panoramasport

Related posts

Zjarr tek komuniteti Egjiptian në Shkodër, humb jetën 50 vjeçari…

Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës: 6 të shoqëruar nga policia…

Banorët e Dukagjinit protestë për ndërtimin e rrugës lidhëse me Shkodrën…