Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Shkodër/ Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autor…

Shkodër/ Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autori.

Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për këtë shtetase.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.

Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Pas ‘paktit’ me Benet Becin, KF Vllaznia: Jemi në pritje të Bardh Spahisë

Aplikimet për pasaporta dhe ID, zyrat e “IDENTITEK” të hapura edhe dy të shtuna në vijim

Bardh Spahia: 11 Maji, dita kur vendosim të ardhmen tonë