Shkodra Post
AktualitetSport

Grima: Vllaznia më ka zhgënjyer. Titulli është nisur drejt…

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për shortin e Ligës së Kombeve, për Vllazninë e meshkujve si dhe për titullin kampion. Ndër të tjera, Grima deklaroi se nuk do të ishte keq nëse të ardhmen Kombëtarja Kuqezi do të kishte një ish-futbollist apo trajner shqiptar.

“Kemi skuadra të forta, por kemi shancet tona. Të dyja Irlandat janë të forta, do të përballemi me ekipeve të vështira, por do mundohemi të arrijmë shumë. Objektivi është që të qëndrojmë në grup.

Mund të përballeshim edhe më keq, por jo se na ka buzëqeshur fati. Kemi grumbulluar pikë që s’janë arritur najherë në futbollin e femrave, ne jemi renditur më së miri, pretendojmë të ngjitemi ne vendin e 3-të, askujt sdo tja kishte marrë mendja para disa viteve që Kombëtarja e femrave do të ishte këtu ku është.

Ne na duhet shumë punë, mbështetje, pasaportat për vajzat sa më shpejt, të ndihmojmë njëri tjetrin. Ndeshja ndaj Maqedonisë më ka kënaqur, por kundërshtarët kanë vlera të tjera, do të përballemi më mirë me skuadrat nëse do të luajmë po njësoj. Arritja në Champions e Vllaznisë së femrave ishte shumë e madhe, interesi po shtohet nga vajzat.

Përsa i përket Vllaznisë së meshkujve pretendoja të dilte kampion, se ka një super kontingjent, nuk po arrij ti kuptoj, jam i zhgënjyer, kam pritur edhe më shumë. Ka shumë luhatje, dëmtimet, trajneri, është një situatë që nuk di ti japë shpjegim, është ekip i vakët, pa puls. Është e çuditshme, kampionati në Shqipëri është i vështirë. Ndonjëherë ndërrimi i trajnerëeve shkon për mirë ose për keq, në këtë rast shkoi për keq.

Është e vështirë motivimi i lojtarit. Ka momente që nuk ecën gjithçka, unë e respektoj Sedloskin, por nuk është i duhuri tani, duhet të kishin vazhduar me Mirelin. Vllaznia ka shansin për të qenë në Europë, por duhet të kenë dëshirë dhe ego. Titulli është nisur drejt Tiranës, nuk ka kundërshtar që mundet ta ndalojë veç nëse gabojnë vetë dhe nuk i marrin ndeshjet seriozisht.

Kombëtarja kuqezi ka si objektiv të kualifikohet në Euro 2024, pavarësisht ndeshjes që bënë me Poloninë. Shohim një kombëtare tjetër, është një lojë tjetër, dëshirë, dhe mendoj që do tju vijë dhe rezultati.

Nuk ka gjë të keqe të kishim një ish futbollist të mirë ose trajner të përgatitur që një ditë të drejtonte Kombëtaren e meshkujve. Janë punët e Zotit deri kur mund të rri tek Kombëtarja e vajzave”, deklaroi ai. /panoramasport

Related posts

Trajneri i Bylisit i bindur: Do të luajmë në Superiore edhe vitin e ardhshëm

Oficerë policie në çdo shkollë, ministrja e arsimit tregon si do të funksionojë…

VIDEO/ Tom Doshi hap fushatën e PSD në Pukë: fitore në 14 maj…