Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Humbi kontrollin e “Porsche-s”, duke lënë të plagosur dy persona, arrestohet 20-vjeçarja në Shkodër…

Një 20-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi u përfshi në një aksident rrugor dy ditë më parë, duke lënë të plagosur dy persona.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, e reja me iniciale R.P., banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara pasagjeret në këtë automjet, shtetasja D. N. dhe një shtetase ukrainase I. K., të cilat kanë marrë ndihmën e specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Melgushë. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Starova: Vllaznia më duket nuk është as për Europë, kështu si po luan

Benet Beci zbulon ofertën për Shkodrën në Quo Vadis…

Ish basketbollisti shkodran: Shkodra e zhgënjyer dhe e abuzuar nga politika. Të sigurojmë më shumë mundësi për sport dhe argëtim