Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, 64-vjeçari në gjendje kritike…

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës Zef Paloka.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

64 vjeçari fillimisht është transportuar për në spitalin e Lezhës, por më pas e kanë dërguar drejt spitalit të Traumës, ku si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë është në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.

Related posts

Një Shkodër si kjo, nuk mund të gabojë!…

Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër…

Kandidati Kristian Shkreli uron besimtaret musliman me rastin e Fiter Bajramit…