Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Gjykata e Shkodres jep “Masen e Sigurisë” për Lekë Vuksanin…

Arrest me burg për 34-vjeçarin Lekë Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34-vjeçari nuk ka folur, por ka lënë të flasë avokatin e itj. Mbrojtësi ligjor i tij, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit e masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vatë Stakaj duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Related posts

Sfida me Tiranën, trajneri i Vllaznisë ka një thirrje për tifozët

Vau Dejes/ Sherr mes të rinjve, shpallet në kërkim 28-vjeçari që mori armën me vete…

M.Madhe/ Arrestohen 7 persona, nderhyn ne kohe policia dhe parandalon konfliktin…