Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Moti me shi/ Disa zona pa energji elektrike në Vau – Dejës…

Gjatë 24 orëve të fundit edhe Bashkia Vau Dejës është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe stuhi të forta. Deri në këto momente situata është nën kontroll!

Bashkia Vau Dejës dhe strukturat e emergjencave civile janë në terren prej orëve të para të mëngjesit!

Përroi i Glinës pas sistemimit ka përballuar prurjet e orëve të fundit.Megjithatë shqetësim mbetet ura mbi këtë përrua e cila për shkak të prurjeve ujore por edhe mbetjeve dhe inerteve te depozituara paraqet rrezik për bllokim!

2 mjete po pastrojnë gjatë gjithë kohës me qëllim lehtësimin qarkullimit të sasive ujore!
-Njesia Administrative Bushat nuk ka probleme të emergjencave civile, por ka shkëputje të enërgjisë elektrike herë pas herë në fshatin Bushat dhe Barbullush! Njesia administrative Hajmel nuk paraqet probleme. Në njësinë Administrative Vig Mnelë ka rënie gurësh në fshatin Mnele e madhe, ndërsa në Njesitë Administrative Temal dhe Shllak nuk ka energji elektrike në të gjithë fshatrat.Për cdo ndryshim te situates Bashkia Vau Dejês është në terren, pranë banorëve!

Related posts

Tërhiqet kandidati i grupimit të Alibeajt për Bashkinë Lezhë, Sandër Marku…

I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet 38-vjeçari nga Shkodra në Morinë

Ish basketbollisti shkodran: Shkodra e zhgënjyer dhe e abuzuar nga politika. Të sigurojmë më shumë mundësi për sport dhe argëtim