Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Enea Jorgji rikthehet në fushë për ndeshjen e Vllaznisë

Enea Jorgji rikthehet të gjykojë në Abissnet Superiore. Pas më shumë se një muaji larg bilbilit, arbitri i kolegjiumit të Elbasanit rikthehet në gjykim të një ndeshje.

Në sfidën e “Elbasan Arena” mes Kastriotit dhe Vllaznisë është caktuar pikërisht Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet nga bashkëqytetarët e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti, ndërsa arbiter i katërt është caktuar Olti Çela nga Lushnja.

Në sistemin VAR do të jetë Florjan Lata nga Durrësi kurse në AVAR do të jetë Emanuela Rusta nga Elbasani.

Delegat i takimit eshte vendosur Eduard Gjini nga Tirana ndërsa vëzhgues i arbitrave është caktuar Sokol Çekaj nga Laçi. /newsport.al

Related posts

Olta e kércénoi hapur se di gjëra nga jashtë për të, reàgojnë ashpér familjarët e Efit! (FOTO)

Kryebashkiaku Spahia pret ambasadorin e OSBE, në fokus Shkodra dhe zhvillimet në vend…

PD Shkoder (rithemelimi): kandidati i Ramës i është rikthyer të njëjtave premtime, sa për të tentuar GËNJESHTRËN e radhës nëse do ti ecë apo jo…