Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u vra nga qiraxhiu…

Detaje te reja nga vrasja ne Shkoder. Sipas informacioneve, 51-vjeçari është vrarë sot me armë zjarri nga qiraxhiu i tij. Mësohet se viktima Petrit Vuksani, që sapo kishte ardhur nga Anglia, kishte qenë i vetëm në banesë kur është qëlluar me armë zjarri nga një person që i kishte dhënë shtëpinë me qira, me inicialet L.K.

Deri më tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Related posts

Trajneri i Vllaznisë: Luajtëm me stres, mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen. Nuk ishte aspak e…

“Nëse nuk e fiton do ia jap unë 100 mijë euro”/ Kush është biznesmeni i njohur që i premton shumën e majme Luizit…

I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani…