Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Spahia: Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim…

Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim. Gjatë takimit të organizuar me fermerët e zonës së nënShkodrës diskutuam problematikat me të cilat hasen dhe zgjidhjet që propozon programi ynë.

▫Investime në rrjetin kullues e vaditës

▫Ndërtim i pikave të grumbullimit

▫Krijimi i tregjeve të reja

▫Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i produkteve lokale

▫Mbështetja e fermave për të rritur të ardhurat e tyre

▫Konsolidimi i aftësive përpunuese të produkteve

▫Asistenca në sigurimin e kontratave të reja për tregtimin e produktit do të jenë disa nga orientimet bazë ku do të punojmë për të krijuar mundësitë e zhvillimit të fermave të territorit tonë.

Bashkë me prof.Ass.Dr Gjok Vuksanin, drejtues i departamentit të Bujqësisë, Mjedisit dhe Pyjeve në PD ndamë me fermerët vizionin që ne kemi për zhvillimin e këtij sektori. Një pikë e fortë e punës në terren do të jetë ajo për shmangien e përmbytjeve, ku rol kryesor luajnë investimet qeveritare që fatkeqësisht në këto 10 vite kanë munguar. Me veçoritë që paraqesin njësitë administrative të Shkodrës mbështetja e zhvillimit të agroturizmave, bujtinave të vogla pritëse, do të jetë një pikë e fortë e mandatit tonë.

Related posts

Hoxhaj: Shpresojmë shumë që ky gol të na ndihmojë të ecim përpara e të na çojë në finale

75-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Pukë

Shkodër/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…