Shkodra Post
AktualitetSport

RTSH Sport zgjedh ndeshjen e Superiores për të transmetuar sot

Java e 30-të e Superiores rezervon disa sfida mjaft interesante.

Më e rëndësishmja është Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë në Loro Boriçi por nuk mund të lihet pas edhe derbi në Niko Dovana mes Teutës dhe Erzenit.

Pikërisht, sfida e Durrësit do të transmetohet live dhe falas nga kanali publik RTSH Sport, sot në orën 18:00.

Të dy ekipet tashmë janë futur në vallen e mbijetesës me Teutën, që sheh veten vetëm 2 pikë larg Bylisit të vendit të 9-të ndërsa shijakasit me 38 pikë në vendin e 6-të.

Ashtu si në çdo derbi, të tre rezultatet janë në lojë, por synimi kryesor i ekipeve është të dalin me pikë maksimale nga fusha e lojës.

Related posts

Portieri i Tërbunit të Pukës përfundon në spital, u godit me taka në fytyrë nga lojtari i Turbinës së Cërrikut.Arbitri shkodran Albano Stolaj ndërpret ndeshjen…

Kupa “Agim Tafili”, Spahia akordon titullin e “Mirënjohjes” për veteranët e çiklizmit shkodran…

“Nëse nuk e fiton do ia jap unë 100 mijë euro”/ Kush është biznesmeni i njohur që i premton shumën e majme Luizit…