Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Ngjarja që u mbajt e fshehtë: Ramazan Rraja nuk i ndaloi postbllokut, një efektiv hapi zjarr, makina u largua me shpejtësi…

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, është arrestuar tre ditë më parë nga Operacionalja në zonën e Fushë Krujës. Ky shtetas ishte në kërkim dhe kërkohej për disa ngjarje të rënda penale, ndërsa dje Gjykata e Posaçme e la në burg.

Mirëpo, News 24 mëson se prangosja e 30 vjeçarit tre ditë më parë nuk ka qenë e rastësishme. Policia kishte informacione se ky shtetas nuk kishte dalë për asnjë moment nga territori shqiptar, qëkur ishte shpallur në kërkim, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”.

Nisur nga këto informacione të siguruara në rrugë operative, Policia e Tiranës ka ngritur dhjetë ditë më parë një postbllok në rrugën e Vorës dhe mes shumë mjeteve që u është kërkuar të ndalonin, ishte dhe ai me të cilin udhëtonte Ramazan Rraja.

Efektivët i kanë bërë shenjë të ndalonte, por 30 vjeçari ka thyer postbllokun. Një nga efektivët pas paralajmërimit, ka hapur zjarr në drejtim të mjetit. Edhe pas kësaj, Ramazan Rraja nuk ka ndaluar dhe mjeti ka shtuar shpejtësinë për t’u larguar.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë për publikun dhe mediat, por Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet. Efektivi që ka hapur zjarr ka dhënë dëshminë e tij për thyerjen e postbllokut nga makina në fjalë dhe të shtënat me armë.

Hetimet janë intensifikuar dhe nga shkëmbimi i informacioneve mes disa Drejtorive të Policisë, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit kanë lokalizuar lëvizjet e 30 vjeçt në zonën e Fushë Krujës dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim.

Mbrëmjen e 19 Prillit, është kërkuar ndihma e Operacionales dhe Policia ka mësyrë në një lokal në zonën e Fushë Krujës. Nipi i deputetit socialist është prangosur në kushtet e flagrancës, ndërsa në brez kishte një armë zjarri pistoletë, me plumb në fole dhe gati për qitje. Bashkë me të ndodhej dhe një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim.

Related posts

Benet Beci: Albumi i një pasditeje mes banorëve të lagjeve pranë stacionit te trenit…

EMRAT/ Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021…

Shkodër/ Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër…