Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Prezantohet ne biblioten “Marin Barleti” romani “Kohë dashurish të harruara”, i autorit Ardian Cerga…

Biblioteka “Marin Barleti” organizoi prezantimin e romanit “Kohë dashurish të harruara”, të autorit Ardian Cerga.

Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia gjithashtu dhe shumë pjesëmarrës, lexues, miq të përherëshëm të Bibliotekës tonë.

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Ardin Cerga ka ardhur këtë herë para lexuesve dhe artdashësve shkodranë në një dimension të ri, në rolin e shkrimtarit.

Libri “Kohë dashurish të harruara”, bazohet në jetën personale të tij nga vitet ’80 deri më sot ku trajtohet një gamë e gjërë ngjarjesh nga jeta shoqërore e Shqipërisë së këtyre viteve.

Drejtori i Bibliotekës Maxhid Cungu, në fjalën e hapjes theksoi se shoqëria shqiptare ka nevojë për vepra të tilla letraro-artistike të cilat paraqesin një shikim retrospektiv të kësaj përiudhe në Shqipëri.

Veprimtaria u moderua me mjeshtëri nga aktorja e teatrit “Migjeni”, Merita Smaja e cila në vazhdim interpretoi pjesë nga libri.

Shkrimtari i mirënjohur Xhahid Bushati paraqiti një analizë të strukturës dhe kompozimit artistik të romanit. Gazetarja dhe prezantuesja Neda Elbasani lexoi dhe interpretoi pjesë të cilat krijuan atmosferën e ngjarjeve të përshkruara në libër.

Në vazhdim morën fjalën aktori Astrit Fani, lexuesi i pasionuar Sokol Haliti, pedagogu Gëzim Puka, shkrimtarja Mimoza Rexhvelaj, Arjola Zadrima, të cilët drejtuan pyetje në adresë së autorit si dhe dhanë përshtypjet e tyre për librin.

Related posts

Kristian Shkreli me banorët e Pistullit: katër vitet e ardhshme do të sjellim ndryshime të mëdha!…

Të shtënat me armë në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Rikthimi në elitë me objektiva madhor, Dinamo godet me yllin e Superiores