Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Banesa shkodrane e familjes “Idriz Dallnesi”…

Një ndër banesat tipike e përfaqësuese të ndërtimtarisë së shek. XX, shpallur monument kulture kategoria I-rë (1973) nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Banesa e familjes Dallnesi, mbi 200 vjeçare, ndodhet në lagjen Perash, Shkodër.

Ndonëse nuk ka një datë të saktë të ndërtimit, vendodhja e saj i paraprin zgjerimit të qytetit dhe krijimit të zonave të reja të banuara të Shkodrës, si qendra qytetare relativisht të reja.

Banesa, dy-katëshe, ruan mjaft mirë skemën planimetriko- funksionale të banesës karakteristike që i përket periudhës së shek XIX-XX, që reflekton edhe zgjerimin e marrdhënieve kapitaliste në Shqipëri.

Ajo ka trashëguar tre mjedise karakteristike si mjedisi i odës së miqve, oxhaku i plazmuar, ornamentika e zbukurimores së mjediseve ku veçohen gdhendjet e drurit dhe pikturimi në material drusor. Në këtë banesë spikat trajtimi i kujdesshëm i pamjes së jashtme të banesës duke u larguar nga dekori i rëndë i tipologjisë së banesave karakteristike shkodrane me prani të shtuar të ornamenteve.

Kati përdhe është i ndërtuar me gur, po kështu edhe kolonatet e katit të dytë, ndërsa së brendshmi mbizotëron druri i gdhendur dhe i pikturuar. Sipas familjarëve, në vitin 1955, Idrizi, me profesion tregtar, bleu banesën në pronësi të familjes së njohur shkodrane Serreqi.

Që atëherë në këtë banesë, jetoj Idriz Dallnesi, tregtar i njohur në pazarin e Shkodrës në vitet 1950. Idrizi, një djalë i shkathët dhe shumë energjik, që në moshën 12 -vjeçare nis punën si ndihmës në klinikën e parë dentare të Shkodrës me dentist, Sali Shkodra. Më pas, në moshën 22-vjeçare, ai nis punën si ndihmës tregtar në pazarin e Shkodrës, ku shumë shpejt do të hapte dhe magazinën më të madhe të fruta-perimeve në Rus. Nga martesa me Tanushen, ai trashëgoj 7 fëmijë, Musanë, Felekun, Fehminë, Kujtimin, Milihanë, Jonuzin dhe Muhametin, (djali i vogël i familjes), tregtar, që është sot një ndër banorët e kësaj shtëpie karakteristike.

Related posts

Benet Beci publikon Intervistën me gazetarin Ergys Kavaja…

Karakaçi sqaron të vërtetën e kartonit të kuq ndaj Tiranës

Këshilli ndërfetar në Shkodër/ “Nese jemi bashkë, mund të përballojmë çdo sfidë”…