Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

“Kush e ka kërkuar eliminimin tuaj fizik?” Kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: Atentati ndaj meje, akt politik!

Kreu i Rithemelimit në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një akt politik teksa ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Në një lidhje direkte për Klan News, Ndreca ka treguar përjetimet e tij dhe të familjes për ngjarjes së rëndë. Në lidhje me detajet e reja referuar Policisë për ngjarjen të bëra publike ditën e sotme, Ndreca thotë se nuk është njoftuar nga Policia, por vetëm është njohur në media me të rejat e ngjarjes së rëndë.

Pyetje: Si jeni sot pas ngjarjes? Ngjarja ishte e fortë, fatmirësisht shpëtuat pa lëndime.

Benard Ndreca: Ngjarja ka qenë shumë e fortë për familjen time, por fatmirësisht sot jemi mirë, jemi të qetë, nuk jemi zgjuar si mëngjesin e djeshëm. Kanë qenë shumë telefonata të miqve, të cilët i kam pas prezent pas asaj që ndodhi.

Pyetje: Nga të dhënat e policisë thuhet se qëllimi i vendosjes së eksplozivit në automjetin tuaj kishte si qëllim eliminimin tuaj fizik. Ju, a keni dyshime tuaj se kush mund ta kërkojë eliminimin tuaj fizik?

Benard Ndreca: Unë jam njohur në media nga këto të dhëna sepse mua nuk më ka komunikuar askush në mënyrë zyrtare përsa i përket rastit tim, përveçe kam dhënë një deklaratë në Policinë e Shkodrës.

Unë e kam thënë edhe dje se unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjëlloj konflikti dhe dyshimet të çojnë vetëm në politike, drejtimi shkon drejt aty.

Kjo është një shkallë e rëndë që i bëhet një kryetari të PD-së, një ndër to jam edhe unë. Unë nuk kam asnjëlloj piste, këto po i  heton policia. Ky është një akt që më është bërë në mënyrë politike.

Related posts

Benet Beci zbulon ofertën për Shkodrën në Quo Vadis…

Çfarë po ndodh me arbitrat? Pas Jorgjit, FSHF i bën dalje dhe një tjetër gjyqtari

Shtyhet seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt për dy Kuvendet…